Ilustrim

Posedonin armë gjuetie pa leje, arrestohen tre të dyshuar në Leposaviq

Në fshatin Dobro Bërdë të Leposaviqit, të dielën janë arrestuar tre të dyshuar për mbajtje të armëve pa leje.

Policia ka njoftuar që tre të dyshuarve ua kanë konfiskuar tre armë gjuetie, tri radiolidhje dhe dy thika.

Për armët e gjuetisë të dyshuarit nuk kishin poseduar dokumentacion të vlefshëm, shkruan Policia në raportin 24-orësh.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Vepra është cilësuar si vepër penale “armëmbajtje pa leje”.