Aleksey Navalny | Foto: Facebook

Politico: Alexei Navalny u vra në prag të një shkëmbimi të të burgosurve

Një video e publikuar nga ekipi i Alexei Navalny pretendon se figura e opozitës ruse ishte targetuar qëllimisht për t’u vrarë me urdhër të Presidentit Vladimir Putin.

Videoja e titulluar “Pse Putin e vrau Navalnyn tani?” dhe i publikuar në YouTube, pretendon se lirimi i afërt i Navalny përmes një shkëmbimi të burgosurish u pengua nga vendimi i Putinit për ta eliminuar të njëjtin.

Aleatja e Navalny-t, Maria Pevchikh, zbuloi se përpjekjet me muaj për ta siguruar shkëmbimin e Navalny-t kishin qenë të suksesshme, me miliarderin rus Roman Abramovich që po i lehtësonte negociatat midis zyrtarëve perëndimorë dhe Putinit.

Megjithatë, Pevchikh beson se Putini ndryshoi mendje në minutën e fundit, duke zgjedhur të eliminojë Navalny.

Kremlini nuk i është përgjigjur këtyre akuzave.

Kolapsi dhe vdekja e papritur e Navalny, e raportuar më 16 shkurt, ndodhi vetëm një ditë pasi Pevchikh pretendoi se kishte marrë konfirmimin e shkëmbimit të afërt të Navalnyt me Vadim Krasikov, një agjent i FSB-së i burgosur në Gjermani për vrasjen e një ish-komandanti çeçen në vitin 2019 dhe “dy shtetas amerikanë”.

Videoja nuk zbuloi identitetin e dy shtetasve amerikanë të përfshirë, por spekulimet sugjerojnë se ata mund të kenë qenë gazetarë amerikanë.

Evan Gershkovich dhe Paul Whelan u arrestuan të dy në Rusi me akuza të diskutueshme për spiunazh. Deklaratat e fundit të Putinit për dhënë gazetarit amerikan Tucker Carlson lanë të kuptohej mundësia e një shkëmbimi të të burgosurve që përfshin Gershkovich, ndërkohë që konfirmuan indirekt dëshirën e Putinit për lirimin e Krasikov./Politico.eu

Përgatiti: Nuhi Shala