Autoritetet ruse: Politikani rus i opozitës Alexei Navalny ka vdekur 

Politikani rus i opozitës Alexei Navalny ka vdekur në burg, sipas autoriteteve ruse.

Kritiku i madh i presidentit Vladimir Putin është burgosur që nga viti 2021.

Në dhjetor 2023, ai u zhvendos në një koloni famëkeqe penale artikulare, mijëra kilometra në veri-lindje të Moskës në Siberi.

Ende nuk është dhënë një arsye për vdekjen e tij, megjithëse autoritetet e burgut kanë thënë se ai u ndje mirë pas një shëtitje të premten dhe më pas ra pa ndjenja.

Navalny, i cili bëri fushatë kundër atij që ai e përshkroi si korrupsion të shfrenuar brenda Rusisë, u helmua në vitin 2020 nga ajo që laboratorët perëndimor më vonë konfirmuan se ishte një agjent nervor.

Në paraqitjen e tij të fundit publike nga burgu më 10 janar, Navalny bëri shaka duke thënë se ai nuk kishte marrë ende ndonjë postë për Krishtlindje, për shkak se ishte “shumë larg”./BBC

Përgatiti: Nuhi Shala