Arkiv: Ilustrim

Policia tregon emrat e dy bizneseve ku u gjet mishi i dyshimtë në Pejë

Dy persona të dyshuar janë arrestuar nga Policia në Pejë për veprën penale ‘Prodhimi dhe vënia në qarkullim i artikujve te dëmshëm ushqimorë’.

Policia ka njoftuar Njësiti hetimeve të stacionit policor Pejë, më datë 7 shkurt 2020 rreth orës 11:45 në rr. ‘Konferenca e Bujanit’ në Pejë, kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës themelore-Pejë, me ç’rast është bastisur mishtorja ‘Qingji’ me lokale përcjellëse, në prezencën e pronarit dyshuar A. Zh. (1977) dhe bashkëpronarit dyshuari A. Zh.(1974).

“Gjatë bastisjes është hasur në një sasi të mishit rreth 1,178 kg (e matur), mish i cili nuk kishte vula të Agjensionit të ushqimit dhe veterinës, si dhe nuk posedonin dokumentacion që dëshmon prejardhjen e mishit. Mishi ka qenë një pjesë i përpunuar”, njofton Policia.

Sipas njoftimit në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektoret e agjencisë së ushqimit dhe veterinës, të cilët kanë bërë inspektimin e tij dhe kanë gjetur mangësi.

“Të njëjtit në vendin e ngjarjes kanë përpiluar procesverbalin, për një sasi të mishit prej rreth 452.6 kg që kundërmonte erë të rëndë, dhe kishte ngjyrë jo normale. E gjithë sasia prej 1178 kg është asgjësuar me urdhër të inspektorëve nga ana e punëtoreve të kompanisë ‘Ambienti’ në prezencë të Policisë”, bën të ditur Policia.

Tutje në njoftim thuhet se për rastin është informuar edhe prokurori kompetent dhe i dyshuari parë  A. Zh.(1977) ndalohet për 48 orë, ndërsa i dyshuari dytë lirohet në procedurë të rregullt.

“Po ashtu me datë 7 shkurt 2020 rreth orës 19:45 në fshatin Vitomiricë – Pejë njësiti i hetimeve të stacionit policor – Pejë, për deri ishin në asistim të inspektorëve të Agjensionit të ushqimit dhe veterinës, kanë shkuar në stallën e të dyshuarit A.H.(1982), aty kanë hasur tri(3) gjedhe (lopë) të therura, të cilat nuk kanë pasur vule te AUV-së dhe për ketë arsye të njëjtat nuk kanë qenë të therura në mënyrë të rregullt. Për ketë arsye nga ana e inspektoreve i është shqiptuar fletëparaqitja të dyshuarit në vendin e ngjarjes. Vendi ku kanë qene gjedhet e vendosura iu ka vendos bllomba derës së hyrjes deri sa të tërhiqet mishi nga aty për asgjësim”, njofton Policia.

“I dyshuari është intervistuar nga njësiti i hetimeve. Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim  të tij, personi i dyshuar ndalohet për 48 orë”, përfundon njoftimi.

Pejë, në fabrikën e mishit konfiskohen mbi 3 mijë kg mish e 7 lopë

.