Prishet mishi i kurbanëve, asgjësohen 21 tonë mish gjedhi nën menaxhim të BIK-ut

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar 21 tonë mish gjedhi që ishte nën menaxhim të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Sipas zëdhënësit të AUV, Lamir Thaçi, ky asgjësim ka filluar pas kërkesës së bërë nga BIK-u.

Ky mish ka qenë i deponuar në depon e kontraktuar me lokacion ne Veternik-Prishtinë, i cili ka qenë i dedikuar për shpërndarje te qytetarë të besimit islam.

Thaçi ka thënë për KALLXO.com se se si pasojë e prishjes së mishit ka ardhur nga mos ngrirja me kohë në temperaturë të nevojshme.

“Aty kanë hasur në një sasi prej 21 tonë mish i gjedhit. Pas inspektimit të detajuar, inspektorët kanë vlerësuar se fillimisht mishi i deponuar aty nuk është ngrirë me kohë. Kapaciteti ftohës i depos nuk ka arritur qe të ngrijë mishin në temperaturën e nevojshme ruajtëse dhe si pasoj ka ardhur deri tek, kontaminimi apo prishja e mishit.  Nga kontrolli fizik dhe organoleptik është konstatuar se mishi ka filluar të ndërroj ngjyrë, disa nga paketimet kanë pasur rrjedhje gjaku, qe dëshmon se mishi është shkrirë e ri ngrirë dhe ka filluar të kundërmojë erë (ka filluar procesi i putrifikimit)”, ka treguar Thaçi.

Sipas AUV kjo sasi e mishit nuk ka plotësuar standardet për konsum andaj edhe kanë vendosur për asgjësimin e tij.

Asgjësimi ka filluar sot dhe është duke u kryer nga kompania pastrimit të mbeturinave, në deponinë  të mbeturinave në Obiliq nën mbikëqyrjen e inspektorëve të AUV-së.