Ilustrim

Policia: Sulmohet fizikisht një zyrtar policor në Mitrovicë të Jugut

Në pranga të Policisë së Kosovës dje ka rënë një burrë nga Mitrovica e Jugut.

Ai po dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia ka thënë se tretman mjekësor iu është ofruar viktimës dhe të dyshuarit.

Tutje është thënë se në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.