Policia po kërkon bashkëpunëtorin e Leutrim Latifit, i dyshuar për tentim grabitjen në Prizren

Egzon Sheqiri po kërkohet nga Policia e Kosovës për tentim grabitjen që ka ndodhur në Prizren, ku në një argjendari mbetën të plagosur dy persona, babë e bir.

Policia ka kërkuar që çdo kush që ka informacione për vend- ndodhjen e Sheqirit të lajmëroj menjëherë policinë.

Siç ka mësuar KALLXO.com, Sheqirit i është bërë ftesë që të paraqitej në polici por i njëjti nuk është lajmëruar dhe pas vendimit të gjykatës, të njëjtit i është bërë publike fotografia në mënyrë që të identifikohet se ku ndodhet.

Kush është Egzon Sheqiri?

Egzon Sheqiri konsiderohet nga organet e rendit si person me rrezikshmëri të lartë. Ai dyshohet se së bashku me Leutrim Latifin kanë kryer një mori grabitjesh nën kërcënimin e armëve.

Në tetor të vitit të kaluar, Latifi, Sheqiri dhe një person tjetër që ishin arrestuar për disa grabitje ishin dërguar në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Latifi e Sheqiri ishin liruar njëherë nga paraburgimi ndërsa Gjykata e Apelit kishte urdhëruar ri- arrestimin e të njëjtëve.

Ata janë liruar në fillim të këtij viti ndërsa Latifi është arrestuar ditë më parë nga organet e rendit e Sheqiri është shpallur në kërkim.

Të dy së bashku me një person tjetër po dyshohen për disa vepra që lidhen me tentim grabitjen e argjendarisë në Prizren.

Leutrim Latifit, Ibrahim Qadrakut, A.A., dhe R.F., janë arrestuar për plagosjen dhe tentim grabitjen e cila ndodhi të hënën e 15 nëntorit në Prizren.

Në njoftim e Gjykatës thuhet se Latifi e Qadraku dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale grabitje në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, mbajtje në pronësi të armëve pa leje, grabitje, sulm ndaj personave zyrtar, shkaktim i rrezikut dhe asgjësim i pasurisë.

Pamje ekskluzive: Grabitësit shtrihen përtokë nga Specialët