Ilustrim

Pamje ekskluzive: Grabitësit shtrihen përtokë nga Specialët

Ditëve të fundit janë shpeshtuar rastet e grabitjeve në qytete të ndryshme të Kosovës.

Në shumicën e këtyre rasteve, grabitësit po përdorin edhe armët.

Një rast i grabitjes së armatosur ka ndodhur të hënën në një argjendari në Prizren.

Grabitësit gjatë tentimit për grabitje kanë plagosur pronarët e argjendarisë, të cilët ende vazhdojnë të trajtohen për plagët e marra nga armët e grabitësve.

Prokuroria dhe Policia e Prizrenit sot kanë njoftuar se lidhur me rastin e grabitjes së 15 nëntorit janë arrestuar 3 të dyshuar.

Ndërsa sot në rrugën Prishtinë-Gjilan ka ndodhur një tentim tjetër për grabitje.

Shënjestër e grabitësve, të cilët kanë përdorur edhe armë të zjarrit, ishte një furgon që po transportonte para të bankave.

Ndërsa, në orët e mbrëmjes, sonte, ka ndodhur një grabitje në një market në Prishtinë.

Për shkak të këtyre grabitjeve dhe të tjerave forcat e rendit kanë ndërmarrë aksione në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Ekipi i KALLXO.com në bashkëpunim me Prokurorinë e Prizrenit ka shoqëruar forcat speciale të Policisë në aksionet e tyre në lokalitete të ndryshme në kërkim të të dyshuarve për grabitje dhe arrestimin e tyre.

Pamjet e plota dhe emisionin kushtuar këtyre operacioneve të Policisë do t’i ndiqni gjatë javës së ardhshme.