Ilustrim

Dosja e Prokurorisë, i arrestuari i ditës së djeshme për grabitjen në Prizren dyshohet se bleu maska e doreza me Leutrim Latifin

 

Hetimi i vazhdueshëm i Prokurorisë Themelore në Prizren dhe policisë ka rezultuar edhe me një person të arrestuar gjatë vikendit që lamë. Ai dyshohet se ka marrë pjesë në ndihmë në tentim grabitjen e një argjendarie më 15 nëntor në Prizren.

Numri i të arrestuarve deri më tani për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Prizren ka shkuar në katër.

Të gjithë të arrestuarit dyshohet se kanë gisht në rast edhe ndihmë në kryerje të veprave penale.

A.A. sipas kërkesës për paraburgim që ka siguruar Kallxo.com,  jeton në të njëjtën lagje me Leutrim Latifin, të dyshuarin kryesor të ngjarjes së tentim grabitjes së argjendarisë në Prizren.

Ai po dyshohet se së bashku me komshiun e tij, Latifin, një natë para se të ndodhte ngjarja kanë blerë maska e doreza të zeza të cilat dyshohet se ishin përdorur në rast.

Më date 14 nëntor rreth orës 16:30, sipas dokumentit që ka siguruar KALLXO.com, në një qendër tregtare në Prishtine, Latifi dhe A. A., blejnë 3 maska për fytyrë dhe 3 palë dorëza, të gjitha me ngjyrë te zezë, e më pas dalin nga qendra me një veturë të tipit golf me ngjyrë të zezë.

E njëjta veturë sipas prokurorisë dyshohet se është përdorur për të marrë të dyshuarit nga fshati Murg i Komunës së Skenderajt, në natën kritike kur ka ndodhur tentim grabitja e argjendarisë në Prizren.

KALLXO.com raportoi në lidhje me rastin në Prizren.

Dy persona janë plagosur, babë e bir pronarë të një argjendarie nga tre persona të dyshuar të cilët tentuan të grabisin ari.

Përveç tentim grabitjes dhe plagosjes, të dyshuarit po ngarkohen edhe me vepra të tjera, si sulm me armë ndaj zyrtarëve policor, grabitje të një vetureje nga një kalimtar, rasti ndihmë në kryere të veprës penale.

I këshilloi dhe u premtoi se do ia fsheh provat për grabitjen në Prizren, 30 ditë paraburgim për të