Lufta kundër grabitësve - LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohen pamjet ekskluzive të arrestimit të të dyshuarve për plagosjen, sulmin ndaj Policisë, e tentim-grabitjen në një argjendari në qendër të Prizrenit.

Pse grabitja në Prizren mbeti në tentativë?

Si u plagosën babë e bir nga tre të armatosur jashtë argjendarisë?

Cilat pista u ndoqën për të zbuluar grupin e dyshuar?

Çfarë armë patën të maskuarit që tentuan të grabisnin argjendarinë?

Sa grabitje ndodhën brenda natës nga grupi i të dyshuarve?

Si u sulmua policia me armë të gjata nga grupi?

Cilat lokacione u kontrolluan dhe ku u arrestuan të dyshuarit?

Për çfarë vepra penale po dyshohen të arrestuarit?