Policia po heton vdekjen e një gruaje në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë duke e hetuar një rast të vdekjes në Podujevë.

Sipas raportit 24-orësh policor, ngjarja është thënë se ka ndodhur më 07.03.2024 në 13:30h.

“Viktima grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj” – ka thënë PK.

Tutje është njoftuar se me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.