Ilustrim

Policia përjashton nga komunikacioni 19 vjeçarin, në zonën 50 km/h voziti 138 km/h pa patent shofer

Policia e Kosovës njofton se ka dënuar dje një 19 vjeçar i cili kishte kryer tejkalim të shpejtësisë në magjistralen Ferizaj – Kaçanik.

Sipas Policisë, i dyshuari V.S në zonën e kufizimit të shpejtësisë 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 138 km/h, përderisa gjatë kontrollimit të dokumentacionit, ka rezultuar se 19 vjeçari po drejtonte veturën pa patent shofer.

Policia ndaj tij ka iniciuar një fletëparaqitje për gjykatë dhe të njëjtin e ka përjashtuar nga komunikacioni.

“Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 20.10.2023 rreth orës 01:50 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në fshatin Rakaj të Ferizajt ka ndaluar personin V.S (M/K) i moshës 19 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 138 km/h, ndërsa gjatë kontrollimit të dokumentacionit, i njëjti po drejtonte veturën pa patent shofer.  Ndaj tij, policia inicioj një fletëparaqitje për gjykatë, divizionin për kundërvajtje, ndërsa persnon V.S e përjashtoi nga komunikacioni”- thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka apeluar shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit.