Ilustrim

Policia parandaloi kontrabandimin e 53 palë këpucëve

 

Polica e Kosovës gjegjësisht Patrulla Policore Kufitare ka ndërmarr një aksion në kufirin midis Republikës se Kosovës dhe Republikës së Serbisë afër fshatit Herticë. Gjatë aksionit Policia ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari F. H. (1991).

Sipas raportit policor gjatë kontrollit është vërejtur së në veturë kanë qenë 53 palë këpucë të reja, të llojeve të ndryshme për të cilat i dyshuari nuk kishte dokumentacion për prejardhjen e mallit.

‘’Lidhur me rastin është konsultuar prokurori I shtetit dhe me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar rast nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘’Kontrabandë me mall’’ dhe malli është sekuestruar dhe i është dorëzuar Doganës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media nga Policia e Kosovës.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.