Foto: Ilustrim

Policia ndalon kamionin me 10 krerë lopë pa dokumente

Në fshatin Goshicë të Vitisë, dje rreth orës 8:00, njësitet patrulluese kanë tentuar që të ndalojnë një kamion të dyshuar i cili nuk i ka përfillur urdhërat e zyrtarëve që të ndalet.

Policia ka njoftuar se kamioni i dyshuar është ndalur në fshatin Goshicë, ku gjatë kontrollit të policisë janë gjetur 10 krerë- kafshë pa dokumente përcjellëse.

Me vendim të prokurorit, malli është konfiskuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Nuk raportohet për persona të arrestuar.