Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Aksioni në Leposaviq, sekuestrohen mallra të kontrabanduar nga depo e 55-vjeçares

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot kanë vazhduar operacionin kundër kontrabandës, në Leposaviq.

Operacioni policor zhvillohet nën dyshimin se janë kryer veprat penale “Tregti e ndaluar ” dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” .

Gjate kontrollit në depon e një marketi, pronë e të dyshuarës G.T., 1968, janë gjetur dhe sekuestruar nga Dogana e Kosovës mallra ushqimor, kryesisht pije jo alkoolike dhe gjëra tjera ushqimore.

“Rasti do të trajtohet në koordinim me organet e drejtësisë dhe Doganën e Kosovës”- njofton Policia.