Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia ndaloi një veturë me targa të huaja në Fushë Kosovë, gjeti sasi droge që dyshohet si kokainë

Një veturë me targa të huaja është ndaluar në një pikë kontrolli nga ana e Policisë së Kosovës.

Kontrolle është zhvilluar në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë.

Në të njëjtën veturë gjendeshin tre persona ndërsa policia kishte gjetur edhe një sasi substancë narkotike të llojit kokainë.

Gjithashtu sipas policisë, njëri nga të dyshuarit burrë, dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës grua e cila gjendej në veturën e njëjtë.

Palët janë intervistuar ndërsa rasti është iniciuar si posedim i narkotikëve dhe sulm.

Në lidhje me rastin prokurori kujdestar ka urdhëruar që të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt.