Foto: KALLXO.com

Policia kontrollon lokalet e Istogut, konfiskon sprej djegës

Policia në rajonin e Istogut ka zhvilluar gjatë ditës së djeshme  një plan operativ për kontrollin e disa lokaleve.

Sipas policisë gjatë implementimit të këtij plani operativ, janë kontrolluar dy  lokale, ku tek personat e pranishëm  janë gjetur dhe janë konfiskuar dy OC sprej dhe janë hapur dy  raste për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit, të dyshuarit në këto raste, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit  janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia tutje ka bërë të ditur se në njërin nga lokalet gjatë kontrollit dhe verifikimit të personave, njëri nga të pranishmit është arrestuar me letërrreshtim dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën korrektuese në Dubravë.