Policia konfiskoi 47 patentë shoferë

Policia e Kosovës ua ka konfiskuar 47 personave patentën e shoferit në pikat e kontrollit për vetura në 24-orët e fundit.

Sipas Policisë, janë realizuar 565 pika kontrollit të veturave.

Si përfundim, Policia ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’i zbatojnë rregullat dhe shenjat e trafikut në mënyrë që të ketë sa më pak aksidente e në veçanti të ruhet shëndeti e jeta e qytetarëve.