Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë  ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për vendndodhjen e Anton (Fazli) Bajramaj i  kërkuar për veprat penale për shpërdorim i pasurisë së huaj dhe mashtrim.

Policia njofton se i pandehuri Anton Bajramaj ka lindur në Vitomiricë të Pejës.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.