Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Stacioni policor i Graçanicës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person, i cili dyshohet se ka kryer një vjedhje.

Krahas kërkesës, Policia ka publikuar më 12.03.2024 fotografitë e të dyshuarit.

Këtë e ka bërë me autorizim të Prokurorisë së Prishtinës.

Sipas njoftimit, vjedhja ka ndodhur më 24.01.2024.

“Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejt të të dyshuarit” – ka thënë Policia e Kosovës.

Policia thotë se kushdo që ka ndonjë informacion për të dyshuarin  mund të lajmërojë përmes emailit: [email protected], përmes faqes në Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/, ose duke thirrur në telefon në numrin 192.