Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Policia jep detaje se si u ther me thikë i mituri në autobus në Prishtinë

Një vrasje në tentativë është raportuar se ka ndodhur dje rreth orës 17:10, në një autobus i cili ndodhej në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se në autobus një i mitur ka therur me thikë një të mitur tjetër.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, dhe është jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari, sipas policisë, ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, dhe njësitë e hetuesisë kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistës është dërguar në mbajtje.