Policia jep detaje për vrasjen në Kolovicë
Një person ka vdekur dje pas plagëve të marra nga një armë zjarri në Kolovicë të Prishtinës.
Sipas Policisë i dyshuari nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën derisa kanë qenë për gjueti.
“Raportohet se i dyshuari derisa kanë qenë për gjueti-rekreacion, nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse”-ka njoftuar Policia.
Sipas PK-së, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Tutje në raportin e Policisë thuhet se nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë.
I njëjti, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ka njoftuar PK.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:35 në Kolovicë e Vjetër në Prishtinë.
Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
Lidhur me rastin, Ulaj njoftoi një person është shoqëruar në stacion policor.