Vrasje në Kolovicë të Prishtinës

Një person ka vdekur pas plagëve që ka marrë nga një armë zjarri në Kolovicë të Prishtinës.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

Lidhur me rastin, Ulaj njoftoi një person është shoqëruar në stacion policor.

“Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve te Renda është njoftuar nga policia për një rast qe ka ndodhur sot ne Kolovice, me ç’ rast e njëjta i është përgjigjur vendit të ngjarjes bashkë me njësitë e tjera relevante. Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një arme zjarri, ku me urdhër te prokurorit është dërguar ne IML për obduksion, derisa një person tjetër është shoqëruar në stacion policor. Prokurori i Shtetit në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të këtij rasti”  – tha Ulaj.

KALLXO.com është duke pritur përgjigjur edhe nga Policia e rajonit të Prishtinës.