Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Policia jep detaje për të dyshuarin që tentoi të shiste 700 fishekë në pazar

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në fshatin Volljakë të Klinës ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

KALLXO.com nga burimet ka mësuar se i dyshuari fillimisht ishte zënë duke shitur fishekë në pazar në Gjakovë.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuari janë gjetur gjithsej 771 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një karikator dhe një shufër të metalit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje.