Policia jep detaje për kapjen e 14 personave duke luajtur bixhoz në Suharekë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin në Suharekë kundër veprimtarisë së lojërave të fatit, ku u arrestuan 14 persona.

Pas intervistimit të personave të dyshuar, policia thotë se të njëjtit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, duke vijuar hetimet.

Tutje, Policia shpjegon se si ndodhi rasti deri tek hasja e personave duke luajtur bixhoz.

“Më datë 04.03.2022, në orës 01:55, Policia në Suharekë kishte pranuar një informatë se në lagjen ‘Shirokë’ të Suharekës , disa persona janë duke luajtur bixhoz. Veprimet e Policisë kanë qenë të menjëhershme, ku brenda lokalit është hasur pronari i lokalit me 13 persona që kanë qenë duke luajtur bixhoz me letra në një tavolinë si dhe zhetonë të cilët përdoren për këtë lojë”, thuhet në njoftim.

Sipas PK-së, në lidhje me veprimet policore është  kontaktuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që  të sekuestrohen sendet e gjetura në cilësinë e provave materiale.

Lidhur me ketë rast në Stacionin Policor Suharekë janë shoqëruar, personat me inicialet: B .A., i datëlindjes  1977 m/sh/k, E. B., i datëlindjes 1995  m/sh/k, A.G ., i datëlindjes 2002 m/sh/k, E.A., i datëlindjes 1979 m/sh/k, E. F., i datëlindjes 1989   m/sh/k, R. A., i datëlindjes     1968 m/sh/k, G. Ll., i datëlindjes 1984 m/sh/k, E .V., i datëlindjes 1990 m/sh/k, A..N., i datëlindjes 1993 m/sh/k, A. Th., i datëlindjes 1997 m/sh/k, F. P., i datëlindjes 1990 m/sh/k, G. Z., i datëlindjes     1985 m/sh/k, A. B., i datëlindjes     1971 m/sh/k, R. A., i datëlindjes 1984 m/sh/k.

Lojërat e fatit janë ilegale si veprimtari, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për ndalimin e lojërave të fatit në Kosovë, që nga viti 2019.

Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës