Policia jep detaje për arrestimin në Veternik – Foto

Një 38-vjeçar është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Veternik të Prishtinës.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi ka ndodhur pasi gjatë kontrollit në veturën e tij, Mercedes ku është gjetur një revole me 55 fishkë të kalibrit 9X19mm.

Arma, e tipit SigSauer dhe fishekët Policia ka thënë se janë sekuestruar dhe se po ashtu në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe një sasi me stoli që dyshohet se janë ari.

Tutje Policia ka treguar se janë sekuestruar edhe tre karikator.

Policia tha se lidhur me rastin është njoftuar njësia e doganës që do të merren me rastin dhe se në konsultim me prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

I dyshuari është thënë se është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.