Policia jep detaje për aksidentin në fshatin Llabjan

Pesë persona janë lënduar në aksidentin për të cilin raportoi KALLXO.com, pra në hyrje të fshatit Llabjan në Komunën e Novobërdës.

KALLXO.com ka kontaktuar me Zëdhënësin e Policisë së Rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani i cili tha se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Policia e Kosovës është informuar se në hyrje të fshatit Llabjan, komuna Novobërdë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave që ishin duke qarkulluar në magjistralen Gjilan- Prishtinë. Njësitet e trafikut rajonal kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se pesë persona kanë pësuar lëndime dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Hashani.

Tutje ai shtoi se njësitet policore janë duke bërë hetimin e aksidentit dhe cilat kanë qenë shkaqet që dërguan deri te aksidenti.

KALLXO.com raportoi për kolona të gjata të krijuara në hyrje të fshatit Llabjan si pasojë e aksidentit.

Pamje – Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë – Gjilan