Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Prizren

Policia ka njoftuar se një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar pasi një veturë ka rënë në lumë dje në fshatin Lubinje në Prizren.

Sipas Policisë i dyshuari duke e drejtuar veturën nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka rënë në lumë.

“I dyshuari është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit, ndërsa pasagjeri, ndërsa viktima ka ndërruar jetë  në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje thuhet se njësitë relevante policore, zjarrfikësit dhe një ekipe e emergjencës kanë dal në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit  trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Vetura bie në lumë, vdes një person në Suharekë