Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Policia: Grabitje e armatosur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Ferizaj ka raportuar se derisa ishte duke punuar në zyrë, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e pistoletës i ka grabitur rreth 4,600 euro para të gatshme.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është ende duke u hetuar.

Ngjarja ka ndodhur më 12.02.2024 rreth orës 13:55 në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj.