Policia e Shtetit godet edhe një vend ku kultivohej kanabis, arrestohet një i dyshuar- Pamje

Policia e Shtetit ka vijuar me operacionet dhe kontrollet e në të cilat cak kanë qenë rastet e kultivimit të narkotikëve.

I fundit u realizua në fshatin Bushat, Vau i Dejes, nën operacionin e koduar “Forte”.

810 bimë narkotike të llojit kanabis sativa janë gjetur të kultivuara në fshatin Bushat ndërsa të njëjtat jnë asgjësuar nga forcat e rendit.

Në pamjet që ka publikuar vetë Policia e Shtetit shihen ekipet policore të cilët kanë shkuar drejtë fshatit, në mënyrë të armatosur dhe të pajisur me armë të gjata dhe pajisjet mbrojtëse, kanë hasur në një të dyshuar të cilin e kanë arrestuar.

30 vjeçari E.Z., dyshohet si njëri nga autorët e dyshuar për kultivimin e narkotikëve.

Ai u kap deri sa po kujdesej për kultivimin e bimëve narkotike të cilat ishin të mbjella.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka njoftuar se po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë rast kultivimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.