Foto: Policia e Shtetit Ilustrim

Policia e Shqipërisë arreston dy shtetas nga Kosova, dyshohen për transport të substancave narkotike - VIDEO

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë një operacioni policor të koduar “Punisher 2”, janë arrestuar dy shtetas nga Kosova dhe tre nga Shqipëria nën dyshimin se të njëjtit trafikonin substanca narkotike.

Sipas Policisë, të arrestuarit janë Mithat Ramadani 30 vjeç dhe Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Në videon në facebook, Policia e Shtetit ka publikuar pamje në të cilat shihet dërgimi i të dyshuarve në stacionin policor në Tiranë, si dhe substanca narkotike ekstazi MDMA.

“Pamje gjatë operacionit policor të koduar “Punisher 2”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit Mithat Ramadani 30 vjeç dhe Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit të policisë substanca e konfiskuar peshon rreth 5 kilogramë, dhe ka vlerë rreth 400 mijë euro.

“Shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11 300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro”- thuhet tuje në njoftim.