Policia e Kosovës dërgon forca shtesë në Shqipëri (VIDEO)

Policia e Kosovës ditën e dytë pas tërmetit në Shqipëri, ka dërguar forca shtesë në drejtim të shtetit shqiptar, të cilat do të jenë në shërbin të autoriteteve shqiptar.e

Rreth 100 njësite të operatorëve të tjerë të njësiteve të specializuara janë nisur mëngjesin e sotëm, të ciltët do të jenë në shërbim të autoriteteve atje, për kërkim-shpëtimin e banorëve që dyshohet se kanë mbetur nën gërmadha të objekteve të rrënuara.

Policia e Kosovës vazhdon të jetë në gjendje gatishmëria, që sipas nevojës të angazohet me të gjitha kapacitetet e saj.

Përveç policisë, shteti kosovar në drejtim të Shqipërisë ka dërguar edhe Ushtrinë, ndërsa në qytetet e Kosovës po vazhdohet të mbledhen ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.