
Foto: Ilustrim
Policia arreston në kufi dy maqedonas, dyshoheshin për falsifikim të parave
07.12.2019 - 12:35
Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar se po posedonin para të falsifikuara.
Në Pikën Kufitare në Glloboçicë, gjatë ditës së djeshme policia kishte arrestuar dy shtetas të Maqedonisë.
Arrestimi u bë nën dyshimin se të njëjtit pasi ishin kontrolluar i ishin gjetur 5,100 euro të cilat dyshoheshin se janë të falsifikuara.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Me vendim të këtij të fundit dy maqedonasit ishin dërguar në mbajtje.