Policia apelon vozitësit për mosndalje të panevojshme të automjeteve në autostradë

Me qëllim evitimin e aksidenteve rrugore dhe rasteve fatale gjatë vozitjes, Policia e Kosovës ka apeluar te vozitësit, që të mos ndalojnë në autostrada nëse nuk është e domosdoshme.

Policia në Facebook ka publikuar disa rekomandime për vozitësit se si duhet të veprojnë në rast të ndonjë defekti të automjetit gjatë ngasjes në autostradë.

Disa prej tyre, sipas Policisë janë:

-Kaloni në shiritin për ndalje emergjente, duke u larguara në skaj të autoudhës

-Edhe nëse të gjithë treguesit janë aktivizuar, mbani  vëmendje dikush mund të shkaktojnë aksident

-Vendosni trekëndëshin e sigurisë së paku 100 metra prapa mjetit tuaj

-Nëse dilni jashtë mjetit jeni të detyruar ta mbani veshur jelekun reflektues

-Bëhu i vëmendshëm, jeni në një zonë të rrezikshme

-Ndalohet hyrja në autoudhë e automjetit që është duke e tërhequr mjetin në defekt

-Ndalohet lëvizja në shiritin për ndalje emergjente

Kontakto Policinë e Kosovës: 192

“Policia e Kosovës vazhdimisht ndërmerr plane operative për parandalimin e aksidenteve në trafik”, thuhet në publikimin e Policisë.

KALLXO.com para pak ditësh ka raportuar për planin operativ “Telefoni” me anë të së cilit Polica e Kosovës ka evidentuar kundërvajtësit në trafik të cilët përdorin telefonin gjatë ngasjes së makinës.

Policia në aksion, gjobiten shoferët që përdorën telefonin