Policët shqelmojnë të prangosurin e shtrirë në tokë - VIDEO

Një qytetar pretendon se është keqtrajtuar nga dy zyrtarë policor derisa ishte i prangosur.

KALLXO.com ka siguruar disa pamje të një arrestimi që ka ndodhur javë më parë në Rajonin e Gjilanit.

Sipas informacioneve që posedon KALLXO.com, personi i cili shihet në pamje deri sa po mbante të arrestuarin me gjunj në qafë është zyrtar policor i njësisë speciale, i cili në ato momente ka qenë jashtë detyrës zyrtare.

Një tjetër polic me uniformë shihet deri sa shqelmon të arrestuarin gjatë kohës sa ai është i prangosur dhe është i shtrirë për tokë, ani pse në këto pamje nuk shfaqet ndonjë rezistencë e të arrestuarit.

Në pamjet e KALLXO.com, shihet edhe një zyrtar tjetër policor dhe disa persona të tjerë të cilët gjatë përdorimit të dhunës fizike ata fillojnë ta ngrisin zërin dhe thonë se i prangosuri nuk kreu asnjë veprim të jashtligjshëm.