Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Podujevë, një person dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj familjarëve dhe më pas u arratis

Një person nga Podujeva dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj tre familjarëve të tij, dy vajza dhe një djalë.

Si pasojë e dhunës tre viktimat kishin pranuar tretman mjekësor.

Për këtë rast, atë e kishin paraqitur në polici.

Sipas raportit të Policisë i dyshuari është arratisur.

Rasti ka ndodhur dje pasdite, rreth orës 15:55.