Ilustrim

Podujevë, Komuna anulon konkursin për infermier shofer të autoambulancës

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Komunës së Podujevës më 29 qershor 2020 ka hapur konkursin për pozitën: infermier e shofer për Shërbim të Emergjencës.

Mirëpo, sot Komuna e Podujevës ka njoftuar se ky konkurs është anuluar për shkak se nuk janë identifikuar së paku tre kandidatë që i kanë plotësuar kushtet e parapara.

“Nuk janë identifikuar së paku 3 kandidatë të cilët i kanë plotësuar kushtet e parapara me konkurs, gjë që e pamundëson vazhdimin e procedurës. Rishpallja e Konkursit do të bëhet brenda afateve ligjore”, thuhet në njoftim.

Për parregullsit në këtë konkursi në KALLXO.com ka shkruar edhe një qytetarë ku thotë se personat të cilët kanë pasë pikë më së shumti të fituara nuk janë pranuar në këtë konkurs.

“Me datën 21/08/2020 pas orës 16:00 dalin rezultatet e testimit dhe edhe pse ishim në mesin e personave që kishim pikë më së shumti në testim ne nuk jemi pranuar”, ka shkruar qytetari.

Njoftimi i Komunës: