Ilustrim

Podujevë, i konfiskohet pistoleta një personi që kishte shtënë me armë në aheng

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas disa të shtënave me armë zjarri në një aheng familjar në Podujevë, një burri i është konfiskuar një pistoletë, 8 gëzhoja dhe 2 fishekë të kalibrit 9 milimetra.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregull” – ka thënë PK-ja.

Ngjarja njoftohet se ka ndodhur të enjten rreth orës 10:55.