Policia. Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Podujevë, dy të mitur shkatërrojnë dhomat e një shtëpie

Dy të mitur janë dërguar në mbajtje nën dyshimin se të njëjtit me forcë kishin depërtuar  në shtëpinë e ankuesit në Podujevë dhe kanë demoluar dhomat e shtëpisë me qëllim kryerjen e vjedhjes. 

Sipas Policisë, të njëjtit pas intervistimit në prani të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale dhe avokatëve mbrojtës, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24-orë.