Ilustrim

Podujevë - Arrestohet pasi fali namazin e drekës në Xhami

Një person është arrestuar nga Policia, pasi i njëjti dyshohet se kishte kryer ceremoni të faljes në xhami në fshatin Lluzhan të Podujevës, në kundërshtim me vendimin e qeverisë për masat parandaluese për përhapjen e virusit corona.

Policia ka njoftuar se ka shoqëruar të dyshuarin për në stacionin e policisë dhe me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

“Pas pranimit te informatës se në xhaminë  e fshatit  është mbajtur ceremonia e namazit të drekës ku  i dyshuari mashkull  kosovar nuk ka respektuar masat e ndërmarra për mbrojtje nga epidemia. I njëjti  është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar  në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.