Prizren, arrestohet pasi shkeli urdhrin mbrojtës dhe kërcënoi bashkëshorten me largim nga shtëpia

Një burrë në Prizren është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se ka shkuar te bashkëshortja e tij dhe i kishte thënë se do ta largojë nga shtëpia.

Sipas Policisë, bashkëshortja ka pasur urdhër mbrojtës pas një rasti të mëhershëm të dhunës në familje.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i Policisë:

“Prizren 08.03.2023 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti kishte shkuar tek bashkëshortja e tij dhe i kishte thënë se do ta largojë nga shtëpia edhe përkundër se bashkëshortja e tij kishte urdhër mbrojtës, pas një rasti të mëhershëm dhunë në familje. I dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftim.