Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet i dënuari për dhunë në familje

Një 29 vjeçar me inicialet A. G. është arrestuar sot në orën 11:15 në fshatin Nikaj të Kaçanikut, pasi që ka qenë i kërkuar nga organet e rendit si i dënuar për dhunë në familje.

Pas arrestimit, sipas policisë ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’ me dënim burgimi prej gjashtëdhjetë e pesë (65) ditëve” – njofton Policia e Kosovës.

Policia Rajonale e Ferizajt thotë se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.