Ilustrim
I mituri i revoltuar dyshohet se e sulmoi me shqelma veturën e policisë në Prishtinë
14.6.2021 - 11:59
Një i mitur dyshohet se e ka dëmtuar veturën zyrtare të Policisë së Kosovës duke e goditur me këmbë në shenjë revolte pas arrestimit të një dyshuari.
Rasti ka ndodhur mbrëmë pasi zyrtarët policorë kishin hasur në rezistencë nga i dyshuari i cili është arrestuar.
Si pasojë, gjatë ballafaqimit zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime të lehta.
Po ashtu lëndime ka pësuar edhe viktima. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.