“Plisat” kërkojnë transport për bartjen e ndihmave në Shqipëri

Një tërmet prej 6.4 shkallë ka goditur mëngjesin e sotëm Shqipërinë.

Deri më tani si pasojë e tërmetit janë raportuar 15 persona të vdekur dhe qindra të lënduar.

Ushtria e Kosovës dhe shumë institucione tjera kosovare i kanë dalur në ndihmë Shqipërisë.

Iniciativave për ndihmë i janë bashkuar edhe klubi i tifozërisë “Plisat”

Ata bënë thirrje ndaj agjencive turistike që t’i ndihmojnë në transportin e ndihmave të mbledhura.

“U bëjmë thirrje të gjitha agjensioneve  turistike të cilët kanë mundësi të paraqiten dhe të na sigurojnë transport për Shqipëri pasi që kemi shumë ndihma të cilat na kanë ardhur dhe nuk na mjaftoj vetëm një autobus” shkruan Plisat në ‘Facebook’.

Ata gjithashtu bënë thirrje tek të gjithë ata që kanë mundësi të japin ndihma, të drejtohen tek sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.