FOTO ARKIV

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë

Një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti ka marrë edhe ndihmë mjekësore. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin për 24 orët e fundit.

Më tej në raport thuhet se viktima është plagosur nga persona të panjohur.

“Rr. “Eqrem Qabej”, Prishtinë  31.05.2018-16:39. Viktima mashkull K/Shqiptar, ka pranuar trajtim mjekësor dhe më pas është liruar, pasi që i njëjti dyshohet që nga të shtëna me armë zjarri nga person-a të panjohur ka pësuar lëndime trupore në këmbë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.