Plagoset një person në oborrin e një kazinoje në Breznicë të Bujanocit, Policia e Kosovës arreston nëntë persona

Një person, shtetas i Kosovës, është plagosur me armë zjarri në oborrin e një kazionoje jashtë territorit të Republikës së Kosovës, në fshatin Breznicë të Bujanocit në Serbi.

Sipas Policisë së Gjilanit, rasti dyshohet të ketë ndodhur rreth orëve të hershme të mëngjesit dhe se i njëjti nga një familjar i tij është transportuar për në spitalin Rajonal të Gjilanit.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka arrestuar nëntë persona shtetas të Kosovës, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë incident.

“Viktima është trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit dhe sipas mjekut kujdestarë është jashtë rrezikut për jetë” – njofton Policia e Gjilanit.

Rasti po cilësohet se vrasje në tentativë.