Në Bujanoc mbahet ‘Java e Filmit të Kosovës'

Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Nacional Shqiptar dhe Shtëpinë e Kulturës, për të dytin vit me radhë, nga 20 deri më  24 dhjetor 2019, organizojnë “Javën e Filmit të Kosovës” në Bujanoc.

QKK përmes një njoftimi publik bënë të ditur se gjatë javës së filmit në kosovar në Bujanoci do të shfaqen katër filma të metrazhit të gjatë dhe dy të metrazhit të shkurtër të realizuar në vitet e fundit në Kosovë.

“Java e filmit do të hapet me filmin e propozuar nga Kosova për çmimet OSCARS, “Zana” nga Antoneta Kastrati, dhe do të vazhdojë me filmin “Echo” nga Dren Zherka, “Pranverë e Paharruar në Fshatin e Harruar” nga Kushtrim Bekteshi, “Babai” nga Visar Morina, “Në mes” nga Samir Karahoda, dhe “Shok” nga Jamie Donoughue”, thuhet në njoftimin e QKK-së.

Filmat do të shfaqen në Shtëpinë e Kulturës çdo ditë nga ora 18:00.