Plagosen tre persona në Gjakovë, policia nis hetimet

Tre persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur nga arma zjarrit pak pas menatës më 10.03.2024 në Gjakovë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi policisë, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës  00:10 kemi pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Fan Stilian Noli” në Gjakovë, ku për pasojë tre persona (meshkuj të moshës madhore) kanë marrë plagë,  të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga armë zjarri” – thuhet në njoftim.

Sipas Elezajt, nga informacionet e para del se të plagosurit janë në gjendje stabile shëndetësore ndërsa hetimet për zbardhjen e rastit kanë nis.

“Aktualisht jemi duke kryer procedurat e nevojshme hetimore në drejtim të zbardhjes së rastit dhe kapjen e të dyshuarit. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”” – thuhet në njoftim.