Vetura në zjarr/ Ilustrim

Pesë vetura përfshihen nga zjarri në Pejë

Pesë vetura në rrugën “Qerim Muriqi” në Pejë, janë përfshirë nga zjarri të martën e 3 janarit.

Sipas Policisë së Kosovës, kjo ka ndodhur në rrethana të panjohura dhe rasti është nën hetime.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë identifikuar tre burra të cilët janë pronarë të makinave kurse dy të tjerë ende nuk janë identifikuar.

Rasti njoftohet të ketë ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit.