Pesë të lënduar në aksident trafiku në Maxhunaj të Vushtrrisë

Pesë persona kanë pasur lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në fshatin Maxhunaj, në të cilin janë përfshirë dy automjete, ndërsa pesë persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Zahiti.

Ai tutje ka shtuar se të lëndurit në këtë aksidenti kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë.